Kryemagazinier/Menaxher Magazine
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli në Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shumë se 25 vite, kërkon të punësojë Kryemagazinier/Menaxher Magazine.
Adresa jone: Prush, Gropaj, Tiranë.
Detyrat
- Administrimi i magazinës në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë.
- Planifikon, ekzekuton, menaxhon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet ditore që lidhen me marrjen dhe trajtimin efektiv të mallrave për të siguruar që procesi i pranimit të funksionojë me efikasitet maksimal dhe sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë.
- Koordinon punën dhe bashkëpunon me drejtoritë/sektorët e tjerë për realizimin e detyrave të shoqërisë, menaxherët e marketeve e të subjekteve kontraktuese, përgatit, përpunon dhe kthen përgjigje lidhur me problemet e dala, si dhe informon për çdo situatë eprorët;
- Planifikon dhe ndjek plotësimin e kërkesave për shërbime mirëmbajtje të magazinave, mjeteve të transportit, materialeve e mjeteve të punës, pajisjeve elektrike, elektronike dhe të vëzhgimit;
- Përcakton detyrat dhe bën shpërndarjen e tyre tek vartësit e tij sipas planit dhe përgjegjësive respektive, kontrollon zbatimin e detyrave të dhëna dhe kërkon plotësimin e mangësive të konstatuara;
- Ushtron kontroll të vazhdueshëm për hyrjen e daljen e mallrave në magazinë, sistemimin e tyre, administrimin, kushtet higjeno sanitare, cilësinë e produkteve, afatet e skadimit, temperaturat, ajrimin, ndriçimin, peshën, sigurinë gjatë transportit, duke ruajtur standardet e përcaktuara në aktet ligjorë e nënligjorë;
Kualifikimet
- Aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar një ekip.
- Aftesi për të punuar në grup.
- Komunikim i shkëlqyer, koordinim dhe aftësi bindëse.
- Sistematik dhe i organizuar.
- Aftësi motivuese.
Adresa jone: Prush, Gropaj, Tiranë.
Apply WhatsApp