• Kryemagazinier/Menaxher Magazine

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli në Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shumë se 25 vite, kërkon të punësojë Kryemagazinier/Menaxher Magazine.

Detyrat​

  • Administrimi i magazinës në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë.
  • Planifikon, ekzekuton, menaxhon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet ditore që lidhen me marrjen dhe trajtimin efektiv të mallrave për të siguruar që procesi i pranimit të funksionojë me efikasitet maksimal dhe sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë.
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me drejtoritë/sektorët e tjerë për realizimin e detyrave të shoqërisë, menaxherët e marketeve e të subjekteve kontraktuese, përgatit, përpunon dhe kthen përgjigje lidhur me problemet e dala, si dhe informon për çdo situatë eprorët;
  • Planifikon dhe ndjek plotësimin e kërkesave për shërbime mirëmbajtje të magazinave, mjeteve të transportit, materialeve e mjeteve të punës, pajisjeve elektrike, elektronike dhe të vëzhgimit;
  • Përcakton detyrat dhe bën shpërndarjen e tyre tek vartësit e tij sipas planit dhe përgjegjësive respektive, kontrollon zbatimin e detyrave të dhëna dhe kërkon plotësimin e mangësive të konstatuara; 
  • Ushtron kontroll të vazhdueshëm për hyrjen e daljen e mallrave në magazinë, sistemimin e tyre, administrimin, kushtet higjeno sanitare, cilësinë e produkteve, afatet e skadimit, temperaturat, ajrimin, ndriçimin, peshën, sigurinë gjatë transportit, duke ruajtur standardet e përcaktuara në aktet ligjorë e nënligjorë;

Kualifikimet​

  • Aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar një ekip.
  • Aftesi për të punuar në grup.
  • Komunikim i shkëlqyer, koordinim dhe aftësi bindëse.
  • Sistematik dhe i organizuar.
  • Aftësi motivuese.
Të interesuarit mund të na kontaktojnë ne nr e cel: 355 69 406 5550 ose të na dergojnë email ne adresen tone elektronike: hr@tcc.al
Adresa jone: Prush, Gropaj, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top