KIABI QTU, Menaxher Dyqani
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
Njoftim Punësimi
Unlimited Fashion është partneri ekskluziv i markës franceze KIABI, e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet. Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.
Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Asistent Shitje
Departmenti: Retail
Lokacioni: Kiabi QTU
Menaxheri i Dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e plote operativ, komercial dhe te stafit te njesise, duke siguruar arritjen e objektivave te shitjeve, ofrimin e nje eksperience te shkelqyer per klientet dhe funksionimin efikas te dyqanit. Ky pozicion kerkon aftesi te forta udheheqese, mendim strategjik dhe kapacitete te larta organizative ne nje mjedis dinamik retail-i.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Zhvillon dhe zbaton strategjine komerciale te dyqanit ne perputhje me objektivat e kompanise.
- Siguron arritjen e objektivave te shitjeve, KPI-ve dhe objektivave te profitabilitetit.
- Analizon performancen ditore (DTD), javore (WTD) dhe mujore (MTD) dhe harton plane veprimi per permiresim.
- Monitoron normen e konvertimit, vleren mesatare te shportes se blerjeve dhe qarkullimin e stokut.
- Mban pergjegjesi per stokun/inventarin e dyqanit.
- Trajnon dhe zhvillon stafin e dyqanit.
- Udheheq dhe mbeshtet Mbikeqyresit e Sektoreve.
- Kryen vleresimet e performances dhe percakton plane individuale zhvillimi.
- Nxit nje kulture bashkepunimi, orientimi drejt rezultateve dhe fokusimi te klienti.
- Promovon bashkepunimin dhe sinergjine ndermjet sektoreve.
- Siguron funksionimin e rregullt te operacioneve te perditshme te dyqanit.
- Organizon oraret e punes dhe optimizon produktivitetin e stafit.
- Mbikeqyr menaxhimin e inventarit, saktesine e stokut dhe masat per parandalimin e humbjeve.
- Siguron respektimin e procedurave te brendshme dhe standardeve te sigurise.
- Siguron qe cdo turn te kete personelin e nevojshem per kryerjen e detyrave operacionale.
- Menaxhon lejet vjetore te stafit dhe lejet e mbartura, duke siguruar perdorimin e tyre brenda afateve te percaktuara.
- Siguron zbatimin korrekt te standardeve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te markes.
- Udheheq lancimet sezonale, fushatat promocionale dhe aktivitetet komerciale.
- Mban standarde te larta te prezantimit vizual per te rritur angazhimin e klienteve dhe shitjet.
- Siguron ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer ndaj klienteve.
- Monitoron komentet dhe reagimet e klienteve dhe merr masa per permiresim te vazhdueshem.
- Menaxhon situatat komplekse dhe ankesat e klienteve ne nivel perfundimtar.
- Mbikeqyr procedurat e arkes dhe respektimin e kerkesave administrative.
- Raporton performancen e dyqanit te Brand Manager.
- Diplome universitare.
- Eksperience e meparshme ne nje pozicion menaxherial ne sektorin e retail-it ose sektore te ngjashem.
- Aftesi te forta udheheqese dhe ne menaxhimin e ekipeve.
- Mendim strategjik dhe orientim i larte komercial.
- Aftesi analitike dhe aftesi per marrjen e vendimeve bazuar ne treguesit e performances.
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe organizimi efikas.
- Aftesi per te udhehequr dhe menaxhuar ne nje mjedis dinamik retail-i.
Kushtet e punës: Unlimited Fashion ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në në hr@unlimitefashion.al deri më 10/07/2026
*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp