• kerkohet Teknik Ndertimi Palase Vlore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
  2. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin: Teknik Ndërtimi ne Palase, VLore

Detyrat​

  • Njeh dhe realizon projektet e caktuara për zbatim nga Inxhinieri;
  • Harton preventivat dhe situacionet mujore si dhe dokumenta të tjera të lidhura me proçeset e punës;
  • Monitoron dhe drejton ecurinë e proçeseve të punës në kantier;
  • Supervizon stafin e përfshirë në projekt;
  • Raporton te Eprori dhe bashkëpunëtorët e projektit.

Kualifikimet​

  • Të ketë mbaruar shkollën profesionale për Teknik Ndërtimi;
  • Përvojë pune mbi 3 vjet në ndërtimin e banesave civile;
  • Të njohë dokumentacioninTekniko–Ligjor që duhet në objekt;
  • Të njohë mirë programet bazë kompjuterike si: “Paketën Office’’, përbën avantazh njohja e programit Autocad;
  • Të ketë aftesi shumë të mira organizative.

Shënime​

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit: hr@agikons.com
Adresa
: Farkë, Tiranë.
AGIKONS SH.P.K
Departamenti i Burimeve Njerëzore;
Kontakt: 068 40 16 639
Adresa
: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top