• Kerkohet Shitës/e-Arkëtar/e në Tiranë

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Lufra FOODS distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si, Estrella Damm, Haymans, Komos Tequila, The London Essence, Maison Mirabeau etj kerkon aplikante të interesuar për pozicionin e : Shitës/e (Arketar/e) në dyqanin tonë CONGRESS Liquer Store. CONGRESS është një nga Liquer Store më të mëdhenjtë në vend dhe do ofron një gamë të gjerë të produkteve ekskluzive.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Të komunikojë në mënyrë efektive dhe profesionale me klientet duke ofruar shërbim të shkëlqyer
  • Kujdeset për nevojat e klientëve duke ofruar ndihmë dhe informacion për produkte gjithashtu jep zgjidhje ankesave të klientëve.
  • Operimi arkës, siguron që të gjitha pagesat të realizohen në mënyrë të sigurtë dhe saktë
  • Përgjigja ndaj telefonatave dhe email-ve të klientëve dhe drejtimi i tyre tek personeli përgjegjës.
  • Mbështet ruajtjen e pamjes së përgjithshme të dyqanit
  • Mban të informuar menaxherin e dyqanit për të gjitha çështjet që ndikojnë në funksionimin e sigurt dhe efikas të dyqanit.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar përvojë të shkëlqyer për klientët
  • Kryen detyra të tjera që janë në përputhje me detyrat e pozicionit të udhëzuar nga menaxheri i dyqanit
  • Asiston në trajnime t ë stafit që të ketë njohuri për linjën e produkteve dhe teknikat e duhura të shitjes
Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në fushën e shitjeve, shërbimit ndaj klientit ose në industrinë e pijeve e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.
  • Përkushtim ndaj shërbimit të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
Ofrojmë:
  • Pagesë konkuruese
  • Mundësi për tu zhvilluar në karrierë dhe për të marrë trajnime profesionale
  • Ambient pune tërheqës dhe dinamik në një ndër Liquor store më të mëdhenj të vendit
Të interesuarit ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën email hr@lufra.al me subjektin "Aplikim për Shitës/e në CONGRESS".
Nr. Kontakti +355 69 907 7790
 


Apply WhatsApp
Back
Top