kerkohet Menaxher/e Qeraje
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Qëllimi i Pozicionit:
Të udhëheqë të gjithë procesin strategjik dhe operacional për qiradhënien dhe shitjen e njësive komerciale që ndodhen brenda ose përreth rezidencave të zhvilluara nga kompania, duke maksimizuar fitimet dhe rritur vlerën e projektit përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme të qiramarrësve dhe blerësve.
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Detyrat
- Nderton portofolin e njesive komerciale me te gjithe informacionet e nevojshme per prezantimin e tyre.
- Harton planin e qiradhënies dhe shitjes për njësitë komerciale brenda komplekseve rezidenciale.
- Bën analiza të tregut lokal për të përcaktuar çmime konkurruese dhe tipologjitë më të përshtatshme të bizneseve në zonën përkatëse.
- Përzgjedh qiramarrës strategjikë që shtojnë vlerë për banorët (p.sh. farmaci, markete, kafene, zyra shërbimi).
- Negocion kushtet e qirasë dhe shitjes, përfshirë afatet, garancitë, dhe kushtet financiare.
- Koordinon me ekipin e zhvillimit për të përshtatur hapësirat sipas kërkesave të tregut.
- Menaxhon kontratat ekzistuese dhe ndjek pagesat, rinovimet dhe përfundimet e kontratave.
- Zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët, qiramarrësit dhe partnerët.
- Monitoron performancën e njësive në aspektin e zënies (occupancy rate), të ardhurave dhe kthimit nga investimi (ROI).
- Bashkëpunon me ekipin ligjor për hartimin dhe zbatimin e kontratave të qirasë/shitjes.
- Harton raporte periodike për ecurinë e qiradhënies dhe shitjeve, si dhe sugjerime për përmirësim.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhim Pasurish të Paluajtshme ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 5 vite eksperiencë në qiradhënie/shitje të njësive komerciale, preferohet në projekte rezidenciale ose për zhvillues ndërtimi.
- Aftësi shumë të mira në negocim dhe analizë të tregut.
- Eksperiencë në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientë komercialë.
- Njohuri të ligjeve të qirasë dhe shitjes së pasurive të paluajtshme në kontekst rezidencial.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
- Përdorim i avancuar i Excel dhe softuerëve për menaxhimin e aseteve.
Shënime

Apply WhatsApp