Kerkohet Manovrator (Rrul + minieskavator)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Manovrator(Rrul+minieskavator)"
Detyrat:
- Kryerja e të gjitha porosive sipas planit të punës dhe udhëzimeve përkatëse
- Operimi i mjeteve të ndërtimit si rruli dhe minieskavatori në mënyrë të sigurt dhe efikase
- Mbajtja në gjendje të mirë teknike
- Raportimi i çdo defekti teknik ose problematike në përdorimin e mjeteve
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e punëve në kohë
- Zbatimi i rregullave të sigurisë në vendin e punës dhe sjellje e përgjegjshme gjatë gjithë kohës
Kualifikimet:
- Minimumi 2 vite përvojë pune në drejtimin e rrulit dhe ose minieskavatorit
- Patentë për Manovrator
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion
- Korrektësi dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrave të punës
Shënime:
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Tel.: 067 206 4428
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Apply WhatsApp