• Kerkohet Inxhinier Elektrik ( Specialist për Impiante Fotovoltaike)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

HR Studio kërkon të rekrutojë Inxhinier Elektrik ( Specialist për Impiante Fotovoltaike)​

Jemi në kërkim të një Inxhinieri Elektrik me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve në impiante fotovoltaike, duke garantuar standarde të larta teknike, cilësi në ekzekutim dhe respektim të afateve të projektit.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Koordinon dhe mbikëqyr punimet për instalimin e impianteve fotovoltaike.
  • Organizon dhe menaxhon ekipet e punës sipas kërkesave të projektit.
  • Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektin teknik, standardet e cilësisë dhe afatet e përcaktuara.
  • Kryen kontrollin teknik të punimeve dhe identifikon problematikat gjatë procesit të zbatimit.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit, burimet e angazhuara dhe masat korrigjuese.
  • Administron dhe mirëmban dokumentacionin teknik të projektit.
  • Bashkëpunon me inxhinierë, mbikëqyrës, kontraktorë dhe institucione përgjegjëse për realizimin me sukses të projekteve.

Kriteret e kërkuara​

  • Diplomë Master Shkencor në Inxhinieri Elektrike.
  • Licencë profesionale 10 C, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në fushën e inxhinierisë elektrike.
  • Përvojë në impiante fotovoltaike, instalime elektrike, sisteme energjetike ose projekte të ngjashme përbën avantazh.
  • Patentë drejtimi Kategoria B.
  • Aftësi të mira organizative dhe drejtuese për menaxhimin e ekipeve të punës në terren.
  • Njohuri të mira të programeve teknike dhe aplikacioneve kompjuterike.
  • Aftësi në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit teknik dhe raporteve periodike.
  • Njohuri mbi standardet teknike, procedurat e zbatimit dhe kërkesat e sigurisë në punë.
  • Aftësi për interpretimin e projekteve, skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet dhe partnerët e projektit.

Çfarë ofrohet​

  • Angazhim në projekte inovative në sektorin e energjisë së rinovueshme.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Përfshirje në projekte me standarde të larta teknike.
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top