• Kerkohet Inxhinier/e Supervizor Senior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin "Inxhinier/e Supervizor Senior".
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara

Detyrat​

  • Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve.
  • Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen.
  • Inspektim i vazhdueeshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
  • Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera.
  • Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisw tw zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe / ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
  • Të përcaktojë dhe sigurojw respektimin e mënyrave dhe frekuencës sw testimeve periodike të materialeve ndërtimore.
  • Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko ligjore për objektin.
  • Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun / planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.

Kualifikimet​

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
  • Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë.
  • Avantazh kanë kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa.
  • Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’.’
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
  • Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese

Shënime​

Kandidatet te interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit: hr@agikons.com
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top