• kerkohet Inxhinier/e Kontrollor Cilesie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Inxhinier/e Kontrollor Cilësie".

Detyrat​

  • Monitorimi dhe mbikëqyrja e procesit të ndërtimit për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e ndërtimit si dhe me skedat teknike te baashkangjitura ne kontratat perkatese.
  • Realizimi i inspektimeve periodike si dhe I cdo situacioni te permbyllur nga zbatimi perpara se te njihet si detyrim nga nenkontraktoreve perkates apo grupeve te brendshme te normuara.
  • Kontrolli i materialeve dhe paisjeve të përdorura në ndërtim për të siguruar që ato janë të përshtatshme dhe të miratuara për përdorim.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve për të siguruar që ndjekja e proceseve të cilësisë të jetë e plotë dhe e saktë.
  • Identifikimi dhe raportimi i devijimeve nga standardet e cilësisë, duke propozuar dhe masa korrigjuese.
  • Mbështetje për ekipet e punës dhe përgatitja e trajnimeve për të siguruar se të gjithë të përfshirë në projekt kanë njohuri të plota për politikat dhe procedurat e cilësisë.
  • Raportimi i gjendjes së cilësisë dhe përparimit të punimeve tek menaxheri i projekti dhe tek kryeinxhinieri.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
  • Përvojë të paktën 3 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 1 vit në mbikëqyrjen e cilësisë në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
  • Njohuri të thella të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse të cilësisë në kohë.
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office.
  • Çertifikata profesionale ose trajnime të avancuara në cilësinë e ndërtimit janë një avantazh.
  • Gjuha e huaj Anglisht nivel perdorimi professional dhe preferohet dhe njohuria e gjuheve te tjera si Italisht, Turqisht, etj.

Shënime​


Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top