kerkohet Inxhinier/e Kontrollor Cilesie
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Inxhinier/e Kontrollor Cilësie".
Detyrat
- Monitorimi dhe mbikëqyrja e procesit të ndërtimit për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e ndërtimit si dhe me skedat teknike te baashkangjitura ne kontratat perkatese.
- Realizimi i inspektimeve periodike si dhe I cdo situacioni te permbyllur nga zbatimi perpara se te njihet si detyrim nga nenkontraktoreve perkates apo grupeve te brendshme te normuara.
- Kontrolli i materialeve dhe paisjeve të përdorura në ndërtim për të siguruar që ato janë të përshtatshme dhe të miratuara për përdorim.
- Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve për të siguruar që ndjekja e proceseve të cilësisë të jetë e plotë dhe e saktë.
- Identifikimi dhe raportimi i devijimeve nga standardet e cilësisë, duke propozuar dhe masa korrigjuese.
- Mbështetje për ekipet e punës dhe përgatitja e trajnimeve për të siguruar se të gjithë të përfshirë në projekt kanë njohuri të plota për politikat dhe procedurat e cilësisë.
- Raportimi i gjendjes së cilësisë dhe përparimit të punimeve tek menaxheri i projekti dhe tek kryeinxhinieri.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
- Përvojë të paktën 3 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 1 vit në mbikëqyrjen e cilësisë në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
- Njohuri të thella të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse të cilësisë në kohë.
- Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office.
- Çertifikata profesionale ose trajnime të avancuara në cilësinë e ndërtimit janë një avantazh.
- Gjuha e huaj Anglisht nivel perdorimi professional dhe preferohet dhe njohuria e gjuheve te tjera si Italisht, Turqisht, etj.
Shënime
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp