• Kerkohet Ekonosmiste e Brendshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Ekonomisteje të Brendshme të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira analitike, e cila do të mbështesë menaxhimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:​

  • Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe administrativ.
  • Evidentimi i faturave të blerjes dhe shitjes, arkës dhe bankës.
  • Përgatitja dhe rakordimi i raporteve financiare periodike.
  • Monitorimi i pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me financierin e jashtëm dhe departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve.
  • Mbajtja e evidencave financiare dhe arkivimi i dokumentacionit.
  • Kryerja e rakordimeve periodike me klientët dhe furnitorët.
  • Mbështetja e menaxhimit me analiza dhe raportime sipas nevojës.

Kualifikimet:​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të programeve financiare (Financa 5, Alpha Business, Bilanc ose programe të ngjashme) përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Integritet, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.

Ne ofrojmë:​

  • Pagë konkurruese.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Stabilitet dhe mbështetje në zhvillimin profesional.
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top