• Kerkohet Asistent Strukturist -Tirane

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MUNDËSI PUNËSIMI

INXHINIER NDËRTIMI - ASISTENT STRUKTURIST


Jemi në kërkim të një inxhinieri të diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi për degën e shoqërisë tonë në Tiranë (Albania).

Kandidati do të jetë përgjegjës për hartimin e llogaritjeve strukturore, të vlerësimeve tekniko-ekonomike.

Kandidati ideal duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi, Master Shkencor;
  • Të ketë njohuri të mira të programeve AutoCAD, ACCA Primus dhe STR, programe për llogaritje strukturore, Microsoft Office etj;
  • Të ketë njohje të teknikave të ndërtimit;
  • Të jetë i saktë dhe të ketë metodikë pune;
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze;
  • Shkathtësi në kalimin nga një punë tek tjetra; nëse është e nevojshme do të mbështesë zyrën e tenderave në përgatitjen e ofertave teknike;
  • Të ketë ndjenjë të fortë të përgjegjësisë profesionale, dhe seriozitet maksimal në punë;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative të orientuara për punën në grup;
  • Kandidati duhet të udhëhiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
  • Disponueshmëri e menjëhershme.
Nëse ky rol përputhet me trajnimin tuaj dhe plotëson interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:

Dërgoni CV-në tuaj, diplomën dhe listën e notave në formatin pdf në adresën e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net dhe zelina.fule@sgai.net duke përcaktuar në objekt këtë referencë te ofertës për punë: Inxhinier Ndërtimi Asistent Strukturist për selinë e Tiranës (Albania)
 

Attachments

  • 2024-06-13_Asistent Strukturist.pdf
    440.1 KB · Views: 1


Apply WhatsApp
Back
Top