• kerkohet Asistent/e Menaxher Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent Menaxher Projekti.

Detyrat​

Asiston Manaxherin e Projektit ne realizimin e detyrave:
  • Planifikimi , ekzekutimi dhe finalizimi i projekteve brenda afateve dhe buxheteve.
  • Detajimi dhe zbërthimi i burimeve te nevojshme financiare, kapacitetet dhe grupet e punës për realizimin në kohë të projekteve.
  • Zbatimi i strategjive dhe vlerësimeve për reduktimin e kostove të projekteve përkatëse.
  • Zhvillimi i fushatave te prokurimit sipas nevojave dhe specifikave të projekteve dhe më gjerë.
  • Hartimi dhe interpretimi i raporteve financiare dhe përcjellja e tyre pranë departamenteve të tjera të kompanisë si dhe drejtorit ekzekutiv brënda afateve.
  • Planifikimi dhe kontrolli i ecurisë se proçeseve të punës në objekte.
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e ekipeve të punës.
  • Organizimi dhe koordinimi i punës, si dhe raportimi tek bashkëpunëtorët e Projektit.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohet degen e inxhinierise dhe ekonomise.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
  • Të përdorë mirë programet baze Office, Outlook etj. (vecanerisht EXCEL).

Shënime​

Kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre ne adresën zyrtare të emailit: hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore;
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
 


Apply WhatsApp
Back
Top