• Ke eksperience ne Digital Marketing?

Po të kërkojmë Ty për të rritur prezencën tonë online!

FM Reklama po kërkon të zhvillojë departamentin e marketingut duke punësuar njerëz të specializuar në:

- Digital Marketing Strategies

- Social Media Management

Çfarë kërkojmë nga ty?


  • Asiston në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të Komunikimit të Marketingut Dixhital të kompanisë;
  • Krijon kontent cilësor sipas një kalendari specifik dhe ndjek përditësimin e tij në kanalet e komunikimit;
  • Kujdes për marketingun tradicional, materialet promocionale apo broshura që kompania bën për përmirësimin e imazhit të saj;
  • Mat efektivitetin e kanaleve të komunikimit sipas audiencës së targetuar;
  • Ruan marrëdhënie bashkëpunimi shumë të mira me departamentet e tjera të kompanisë;
  • Synon përmirësimin dhe rritjen e imazhit të kompanisë.

Çfarë kualifikimesh të nevojiten?

  • Njohuri të thelluara nga fusha e Digital Marketing;
  • Eksperiencë pune 1-2 vjet;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, në të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri shumë të mira të progameve të dizanjit dhe aplikacioneve dixhitale;
  • Qasje positive dhe energjike në punë;
  • Orientim ndaj detajeve dhe organizimit të proçeve të punës.

Çfarë të ofron FM Reklama?

  • Një ambient shumë pozitiv, me njerëz energjikë që kanë dëshirë të zhvillohen, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët në zgjidhjen e problematikave.
  • Ofrimi i programeve të trajnimit për zhvillim profesional të vazhduar.
  • Aktivitete të shpeshta për t’u argëtuar, për t’u përmirësuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të forta midis stafit.
  • Sigurimi i mjeteve të nevojshme për të kryer sa më mirë operacionet e përditshme.
  • Kushte financiare mjaft të favorizuara për tregun ku operojmë.


Dërgo CV-në tek adresa e email hr@fmreklama.al brenda datës 10 Gusht 2022

P
ër më shumë informacion kontakto në nr 067 60 42 013
 


Apply WhatsApp
Back
Top