• Kavaje, ofroj vend pune Përgjegjës Finance

Kavaje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Në emër të një kompanie me aktivitet disavjecar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Përgjegjës Finance

Vendndodhja
: Kavaje

Përgjegjësi i Financës është figura kyçe në menaxhimin financiar të Shoqërisë, duke siguruar planifikimin, kontrollin dhe raportimin financiar në përputhje me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore. Ai/ajo luan një rol strategjik në menaxhimin e burimeve financiare, analizimin e kostove dhe ofrimin e mbështetjes për vendimmarrje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Zhvillon dhe zbaton procedura të financave, kontabilitetit, faturimit, pagesave dhe auditimit sipas direktivave të Shoqërisë.
  • Vendos dhe mban kontrolle të brendshme financiare efektive.
  • Siguron përputhshmërinë e sistemeve të të dhënave me standardet e kontabilitetit dhe auditimit.
  • Menaxhon asetet fikse të Shoqërisë dhe pasqyrimin korrekt të tyre në bilanc.
  • Përgatit raporte financiare të rregullta dhe të sakta për Administratorin dhe ortakët.
  • Realizon analiza të kostos dhe raporte financiare të detajuara sipas kërkesave.
  • Harton skema të kontabilitetit të kostos në përputhje me praktikat e industrisë.
  • Mbikëqyr kontabilitetin dhe saktësinë e regjistrimit të kostove sipas qendrave të kostos.
  • Monitoron rentabilitetin dhe performancën financiare të Shoqërisë.
  • Bashkëpunon me menaxherët e departamenteve për të ofruar analiza financiare dhe rekomandime strategjike.
  • Mbikëqyr procesin e të hyrave, shpenzimeve dhe pagesave.
  • Siguron barazimin periodik të bilanceve dhe transaksioneve me palët e lidhura.
  • Parashikon fluksin e parasë dhe siguron likuiditet për nevojat operacionale dhe kapitale.
  • Menaxhon marrëdhëniet bankare dhe mirëmban llogaritë financiare të Shoqërisë.
  • Sugjeron dhe zbaton përmirësime në sistemet e informacionit financiar.
  • Koordinon procesin e kontabilizimit të lëvizjes së materialeve në magazinë.
  • Ndjek dhe komunikon me klientët për pagesat dhe detyrimet financiare.
  • Merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe zbaton politikat e Shoqërisë.
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në procesin e inventarizimit të magazinës.
  • Zbaton çdo detyrë shtesë të deleguar nga Administratori i Shoqërisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë në Financë, Ekonomi apo Kontabilitet.
  • Eksperiencë e mëparshme si Përgjegjës Finance ose në një rol të ngjashëm (min. 3-5 vite).
  • Njohuri të thelluara të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe raportuese.
  • Eksperiencë me programe financiare
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Përgjegjës Finance »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top