Kavaje, ofroj vend pune Mirëmbajtës për Pishinë Verore
- Kavaje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hoteleri
- Gjuha
-

MAREA RESORT pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar kërkon:
Mirëmbajtës për Pishinë Verore
Përshkrim i përgjithshëm
Të ndihmojë klientët gjatë përdorimit të pishinës dhe të sigurojë një shërbim shumë të mirë gjatë gjithë kohës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Vëzhgon pishinën dhe zbaton rregullat e sigurisë;
- Përshëndet të gjithë klientët pas mbërritjes, ofron asistencë dhe shërbim duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe ofron të gjitha shërbimet tjera mbështetëse;
- Të ketë njohuri në dhënien e ndihmës së pare;
- Siguron pastrimin e përditshëm të pishinës;
- Kontrollon parametrat e ujit të pishinës;
- Hedhjen e solucioneve në pishinë;
- Pastron rregullisht filtrat e pishinës;
- Siguron hapjen e shezllonëve pranë pishinës;
- Shoqëron klientët në shazllone;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të dijë shumë mirë notin;
- Certifikatë për dhënien e ndihmës së parë;
- Kanë përparësi personat që kanë eksperiencë të mëparshme në ketë profil;
- Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë;
- Të dijë të komunikojë në gjuhën angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
- Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Kavajë ose zonat përreth;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp