• Kasier/e - Neptun TEG

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Kasier/e.
Departmenti: Retail.
Vendodhja: Neptun TEG.
Qëllimi i Pozicionit: Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyrat

  • Kryen shitjet dhe regjisrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të Dyqanit përkates sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur.
  • Zgjedh klientin e duhur ku duhet të faturohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyren e pagesës në përfundim të veprimit.
  • Eshtë përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët.
  • Skanimi dhe kontrolli i cdo produkti që kalon në kasë.
  • Komunikimi i cmimit tek klienti.
  • Printimi i kuponit apo faturës tatimore.
  • Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit.
  • Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre.
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjën e sektorit të tij/saj.

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
  • I aftë për të menaxhuar Cash-in.
  • I aftë për të punuar nën presion.
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike: hr@neptun.al ose të kontaktojnë në numrin:0689000089/0697069568 (WhatsApp).

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top