• Kërkohet Profesionist Teknik i Përgjithshëm (me fokus në fushën elektrike dhe mekanike)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania e autolarjes së makinave, Blitz Automatic Car Wash, në vijim të zgjerimit të saj dhe ekipit profesional, tashmë është në kërkim të një individi profesionist në pozicionin: Teknik Elektrik dhe Mekanik. Kandidati duhet të ketë njohuri të gjera dhe aftësi praktike në disa fusha teknike: elektrike, mekanike gjithashtu hidraulike.
Ky pozicion është për një teknik të gjithanshëm, i aftë të diagnostikojë, riparojë dhe mirëmbajë sisteme, pajisje apo pjesë të ndryshme.

Është shumë e rëndësishme që kandidati ideal të jetë i aftë për ti dhënë makinës dhe të disponojë patentë standarte.

Përshkrimi i Punës
Tekniku do të jetë përgjegjës për:

-Mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe ndërhyrje teknike:
Sisteme elektrike industriale (motorë, panele, inverterë, sensorë etj.)
Mekanikë (pompa, transmisione, valvula, elementë lëvizës etj.)
Hidraulikë (linja uji, presioni, pompim, filtra, rrjedhje etj.)
-Identifikim dhe zgjidhje defektesh në terren
-Testime funksionale pas ndërhyrjes
-Mirëmbajtje parandaluese dhe korrektive
-Raportim teknik për ndërhyrjet e kryera
-Koordinim me ekipin

Kualifikime dhe Aftësitë:
-Preferohet arsim profesional ose i lartë në: elektrikë, mekanikë.
-Minimumi 3–5 vite eksperiencë reale.
-Njohuri teknike të mirëfillta (motorë elektrikë, kontaktorë, siguresa, inverterë, sensorë, sisteme pompimi, presioni etj.)
-Patentë standarte (klasi B).
-Diagnostikim i shpejtë i defekteve.
-Përdorim korrekt i veglave teknike.
-Menaxhim i situatave emergjente teknike.
-Gatishmëri për të lëvizur me makinë në pikat e ndryshme të kompanisë.
-Përgjegjshmëri, seriozitet dhe korrektësi.
-Komunikim profesional.
-Aftësi organizative.

Ofrohet:
-Pagë konkurruese (sipas eksperiencës dhe aftësive).
-Rritje sipas performancës.
-Ambient pune profesional.

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV në monitoring.blitz@gmail.com ose telefono në 0696694895.
 


Apply WhatsApp
Back
Top