• IT Helpdesk Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin për Administrimin e Rrjeteve dhe Sistemeve, në pozicionin:
IT Helpdesk Specialist
Përgjegjësitë kryesore:


  • Instalon sisteme operative dhe aplikacione si dhe konfiguron hardware.
  • Monitoron dhe mirëmban sistemet dhe rrjetat kompjuterike.
  • Suporton stafin/klientët drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit për të zgjidhur problemet.
  • Rregjistron, ruan dhe raporton probleme në sistem deri në zgjidhjen e tyre.
  • Investigon dhe zgjidh problemet me hardware/software.
  • Mirëmban paisjet e dëmtuara.
  • Siguron suport nga stafi teknik i dedikuar në raste eskalimi të problemeve, dokumenton dhe raporton në sistem statusin e problemit.
  • Suporton implementimin e versioneve të reja të sistemeve operative apo paketave software.
  • Respekton afatet kohore për investigimin, delegimin dhe zgjidhjen e problemeve të raportuara.
  • Mban marrëdhënie të mira me klientët dhe stafin e bankës.
  • Teston dhe vlerëson teknologjitë e reja.

Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:


  • Diplome universitare në Inxhinieri Elektronike, Informatike, ose fusha të ngjashme;
  • Kupton prioritetet dhe manaxhon njëkohësisht një numër të konsiderueshem problemesh të raportuara;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  • I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese të mira të punës dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 09 Qershor 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top