• INXHINIER MEKANIK TRANSPORTI / SPECIALIST PROKURIMESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  3. Inxh. Industriale
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për:
  • INXHINIER MEKANIK TRANSPORTI / SPECIALIST PROKURIMESH
PËRGJEGJËSITË:
  • Mbështet përgatitjen e dokumentacionit Teknik,
  • Kryen kërkime tregu për furnitorë dhe produkte,
  • Mbledh dhe analizon oferta teknike dhe financiare,
  • Përditëson databazat e furnitorëve dhe produkteve,
  • Ndjek korrespondencën me furnitorët vendas dhe ndërkombëtarë,
  • Mbështet ekipin në proceset e tenderimit dhe menaxhimit të projekteve,
  • Përgatit raporte, tabela krahasuese dhe dokumentacion administrative,
  • Ndjekje te sherbimeve periodike dhe nen garanci te mjeteve.
KËRKESA:
  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme,
  • Eksperiencë në në sektorin e inxhinierisë, prokurimeve ose menaxhimit të projekteve,
  • Njohuri bazë të leximit dhe interpretimit të katalogëve teknikë, vizatimeve dhe specifikimeve teknike,
  • Njohuri bazë mbi makineritë industriale, automjetet ose pajisjet mekanike,
  • Kuptim i përgjithshëm i standardeve teknike dhe certifikimeve (CE, ISO etj.),
  • Njohuri bazë të proceseve të prokurimit dhe tenderimit përbëjnë avantazh,
  • Aftësi në leximin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike,
  • Aftësi për kërkime teknike dhe tregtare në internet,
  • Njohuri në AutoCAD ose programe të ngjashme.
SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al ose 📞 069 40 200 38

Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top