Inxhinier Mekanik, repart i saldimit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Eksperienca
Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik- Reparti Saldimit
Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.
Detyrat
- Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
- Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
- Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
- Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
- Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
Kualifikimet
- Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit; hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp