• Inxhinier i Sigurise, shendetit dhe mjedisit ne pune

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  3. Inxh. Industriale
Eksperienca
vetem me eksperience

POZICION VAKANT

POZICIONI: Inxhinier i Sigurise, shendetit dhe mjedisit ne pune
DEPARTAMENTI: Departamenti HSE
VENDI: Shkoder

VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.
Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperience ne Departamenti HSE.

Inxhinier i Sigurise, shendetit dhe mjedisit ne pune

PERGJEGJESITE:

  • Kryen këshillimin e menaxhimit mbi praktikat dhe programin e HSE,
  • Kryen rishikimin e programit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë dhe i raporton Menaxherit të Përgjithshëm mbi efektshmërinë e saj dhe nevojat për përmirësim,
  • Kryen ruajtjen e raporteve te performancës së HSE sipas kërkesave të Kompanisë,
  • Kryen promovimin e praktikave të HSE te gjithë personeli,
  • Te kryej raportimet perkatese stafit menaxhues lidhur me HSE,
  • Të koordinojë rishikimin vjetor të menaxhimit të HSE në lidhje me këtë plan,
  • Të zhvillojë dhe rifreskojë planet dhe procedurat e HSE,
  • Të kryejë trajnime të HSE për personelin dhe të përgatisë materiale për trajnime për të siguruar komunikimin e kërkesave dhe rregullave të HSE,
  • Të sigurojë që stafi menaxhues të jetë në përputhje me ligjet dhe kërkesat ligjore. Të mbajë të gjithë dokumentacionin mbi Analizën e Rreziqeve në Punë,
  • Të rishikojë planin e ndërtimit për të këshilluar dhe përcaktuar kontrollet e përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, që duhen inkorporuar,
  • Të marrë pjesë në auditimet dhe koordinimin e procesit të auditimit për të siguruar që kërkesat e HSE për Kontratat e Punimeve të inspektohen në mënyrë të vazhdueshme,
  • Të kryejë inspektime të vazhdueshme për përputhshmërinë me lejet, aprovimet dhe rregullat ekzistuese
  • Të koordinoj inspektimet në terren,
  • Të bëj raporte mospërputhshmërie mbi problemet e HSE në lidhje me procedurat e aplikueshme,
  • Të kontrolloj të gjithë nënkontraktorët për masat e marra për sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Të kontrolloj të gjithë nënkontraktorët mbi dokumentat e mbajtura për sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Të kujdeset që në kantier të merren masat e nevojshme për të mbrojtur mjedisin.
KËRKESAT:
  • Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Mekanike, Kimike, Siguria në Punë ose fusha të ngjashme teknike.
  • Certifikime të HSE konsiderohen avantazh,
  • Njohuri të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë, shëndetit dhe mjedisit.
  • Minimumi 2–5 vite eksperiencë në pozicione të sigurisë në punë, preferohet në industrinë e ndërtimit, prodhimit, infrastrukturës ose energjisë.
  • Eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e procedurave HSE dhe planeve të menaxhimit të rrezikut.
  • Eksperiencë me inspektime në terren dhe auditime të brendshme HSE.
  • Aftësi të forta në identifikimin e rreziqeve, analizën e rreziqeve (Risk Assessment) dhe rekomandimin e masave parandaluese.
  • Njohuri mbi procedurat e emergjencës, menaxhimin e rasteve dhe raportimin e incidenteve.
  • Aftësi për të hartuar dokumentacion teknik: raporte, analiza, plane evakuimi, lista kontrolli (checklists), etj.
  • Njohuri të sistemeve të menaxhimit ISO 45001, ISO 14001 (avantazh i madh).
  • Aftësi për të monitoruar zbatimin e rregullave të sigurisë në kantier/objekt duke komunikuar me teknikët, punëtorët dhe menaxhmentin.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi për të trajnuar dhe sensibilizuar stafin për HSE.
  • Aftësi në menaxhimin e situatave të emergjencës dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
  • Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit dhe në mënyrë të pavarur.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe qëndrueshmëri në zbatim të standardeve.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe raportuese.
  • Njohuri të mira kompjuterike: MS Office, Excel, raportim teknik (avantazh: përdorimi i mjeteve digjitale HSE).
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në mjedise të ndryshme pune (kantier, zyrë, inspektime).
  • Leje drejtimi kategorie B (zakonisht e kërkuar).
  • Integritet i lartë profesional.
  • Qëndrim proaktiv dhe orientim ndaj sigurisë.
  • Aftësi për të komunikuar qartë dhe autoritar në terren.
  • Përgjegjshmëri dhe etikë të lartë pune.
SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
📧 info@vibtis.al

Data e fundit e aplikimeve: 30.12.2025.
Faleminderit,
Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧 info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top