• Interspar Emerald Center kerkon te punesoje Shitese ne Banak

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Interspar Emerald Center kerkon te punesoje Shitese ne Banak.

Detyrat
Përmbledhja e Pozicionit:
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;
Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyra dhe Përgjegjësi:

Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

Kualifikimet
Kërkesat:

a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b. Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
d. Aftesi të tjera:

Aftësi për te punuar në skuadër;
Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

E-mail: humanresources@thg-shpk.com
Tel: +355 68 203 0984
 


Apply WhatsApp
Back
Top