• HR Senior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin HR Senior.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Organizon dhe ndjek procesin e onboarding-ut dhe integrimit të punonjësve të rinj.
  • Harton, administron dhe mirëmban dokumentacionin e punësimit, kontratat e punës dhe dokumentacionin përkatës të personelit.
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë në përputhje me legjislacionin e punës.
  • Mbështet menaxherët e departamenteve në çështjet që lidhen me menaxhimin e stafit dhe marrëdhëniet e punës.
  • Koordinon proceset e vlerësimit të performancës dhe zhvillimit profesional të punonjësve.
  • Identifikon nevojat për trajnim dhe koordinon programet e zhvillimit të stafit.
  • Monitoron dhe raporton treguesit kryesorë të HR (turnover, mungesat, rekrutimet, etj.).
  • Menaxhon marrëdhëniet me punonjësit dhe trajton problematikat apo ankesat e tyre në mënyrë profesionale dhe konfidenciale.
  • Mbështet proceset e disiplinës, transferimeve, promovimeve dhe largimeve nga puna.
  • Bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe partnerët e jashtëm për çështje që lidhen me administrimin e personelit.
  • Përgatit raporte periodike dhe analiza për menaxhmentin.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Diplomë universitare në nivel Bachelor (kualifikimi në nivel Master perben avantazh)
  • Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe praktikave të HR.
  • Eksperiencë në administrim personeli dhe marrëdhënie pune.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të prioriteteve.
  • Njohuri të programeve Microsoft Office dhe sistemeve HR.
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top