• Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: “Supervizor/e Akomodimi”

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent udhetimi/Turistik
  2. Hoteleri
  3. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TeStelaResort_front-750.jpg


Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: “Supervizor/e Akomodimi”

Detyrat dhe pergjegjesite

  • Mbikqyr punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, punonjësit e shërbimit), në bazë të objektivave të përcaktuara.
  • Menaxhon shpenzimet, analizon dhe interpreton informacionin financiar, monitoron shitjet dhe fitimet.
  • Zhvillon dhe zbaton një strategji intuitive dhe efikase të marketingut për të promovuar shërbimet e hotelit.
  • Komunikon me klientët kur është e përshtatshme (i mirëpret ata, adreson ankesat e tyre, gjenë zgjidhje për problemet.)
  • Bashkëpunon me palët e jashtme të tilla si agjencitë e udhëtimit, koorporata planifikuesit e eventeve / konferencave.
  • Koordinon me te gjithe departamentet ne raste evente/konferenca/dreka/darka sipas nje plani pune paraprak
  • Inspektonë hotelin rregullisht për të zbatuar përputhshmëri të plotë me standardet e shëndetit dhe sigurisë.
  • Koordinon dhe ndjek problematikat teknike deri ne zgjidhje dhe raportim mbi ecurin e zgjidhjes se tyre
  • Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve të hotelerisë që resorti ofron.
  • Kontrollon shifrat e hotelit dhe problematikat që mund të kenë hasur recepsionet.
  • Kontrollon rezervimet dhe mbyllja e rooming listave të grupeve me Agjencitë.
  • Auditon recepsionet për sa i përket proçedurave të punës dhe hedhjes së rezervimeve.
  • Monitoron portalet online, telefonatat dhe dërgon oferta kompanive të ndryshme.
  • Bën rakordimin me faturat e debitorëve. Bën telefonata debitorëve për shlyerjen e pagesave.
  • Rakordon me financën kartelat e grupeve
  • Jep udhëzime recepsionit për praktikat e punës.
  • Suport recepsionit me Chech-in dhe auditim të channel manager.
  • Hartimi i kalendarit mujor për orët dhe turnet përkatëse për stafin që menaxhon dhe planifikimi I lejeve.
  • Kontroll dhomat për higjenën dhe efiçencën e stafit të pastrimit.
  • Kontrolli i proçedurave të punës, faturimi dhe check-out.
  • Koordinon dhe duditon mëngjesin e hotelit.
  • Koordinon me përgjegjësen e pastrimit për hartimin e orareve të punës të sanitareve.

  • Kualifikimet dhe kërkesat
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
  • Të jetë i diplomuar në fushën Hoteleri Turizëm
  • Aftësi në paketat Ms Office.
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës.
  • Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar.
  • Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës.
  • Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale si dhe aftësinë për të qëndruar pozitiv dhe professional gjatë orëve të gjata të punës.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të ndryshme.
  • Pagesat konkuruese

Akomodim dhe Ushqim përfshirë

Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email: juriste@testela.al; Whatsapp: 0672083391
 


Apply WhatsApp
Back
Top