• Gjermanisht në nivelet A1-C1

Lushnje
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Një nivel gjuhësor brenda pak javësh
(Mësimdhënia është vetëm në gjuhën gjermane)

Gjermanisht A1
Kursi është si për studentët pa asnjë njohuri gjuhësore ashtu edhe për ata me fare pak njohuri paraprake. Ky kurs i bëhet mbështetje të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit si dhe gramatikës dhe një fjalori themeltar. Frekuentuesit do të ushtrojnë edhe një test model për provimin A1 të gjermanishtes (Start Deutsch 1). Në këtë kurs ju mundësohet hyrja e suksesshme në gjuhën gjermane.

Gjermanisht A2
Ky kurs i gjuhës gjermane është për studentët që tashmë e zotërojnë një përdorim gjuhësor të nivelit A1. Frekuentuesit do të ushtrojnë në këtë kurs artikulimin, do të pasurojnë edhe më tej fjalorthin e tyre dhe do të freskojnë e thellojnë akoma më shumë njohuritë gramatikore. Në mësim do të praktikohet edhe një test model i provimit të gjermanishtes në nivelin A2 (Start Deutsch 2).

Gjermanisht A2 (me konture nga infermieria/mjekësia)
Një format i tillë u ofrohet gjithë të interesuarve që krahas njohurive për përdorimin standard të gjuhës gjermane dëshirojnë edhe hyrjen në të fshehtat gjuhësore të specialitetit të tyre. Lënda mësimore shoqërohet nga materiale të shumta auditive, nga një leksik mjaft i pasur dhe nga një program gramatikor që e kalon kufirin e nivelit A2. Kursi do të finalizohet me provimin model Deutsch A2 plus.

Gjermanisht B1 (me konture nga infermieria/mjekësia)
Një format i tillë është për të interesuarit që tashmë i kanë arritur njohuritë e tyre specifike në nivelin A2. Në fokus të këtij kursi do të jetë jo vetëm çimentimi i leksikut profesional tashmë të fituar, por edhe zgjerimi i mëtejshëm i tij, pa harruar rritjen e mëtejshme të sigurisë në të shkruar. Programi gramatikor i këtij niveli largon çdo frikë pasigurie drejt nivelit B2. Kursi do të përmbyllet me provimin model B1-B2 të infermierisë.

Gjermanisht B1
Ky kurs u drejtohet pjesëmarrësve që ndërkohë i kanë arritur njohuritë themelore të nivelit A2 të gjermanishtes dhe tash duan t'i pasurojnë edhe më tutje njohuritë e tyre, ta zgjerojnë fjalorin dhe të fitojnë më tepër siguri në aspektin gramatikor. Pjesëmarrësve të këtij kursi u jepet gjithashtu mundësia të njihen edhe me një test model të provimit B1 të gjuhës gjermane.

Gjermanisht B2 (B2.1 / B2.2)
Kursi u drejtohet studentëve që tashmë e zotërojnë nivelin B1 të gjuhës gjermane. Ky kurs mbështet zgjerimin e fjalorit dhe thellimin e njohurive gramatikore dhe çon në mënyrë aktive dhe të sigurt në nivelin B2. Në këtë kurs do të praktikojmë edhe një test model të provimit B2 të gjermanishtes.

Gjermanisht C1 (C1.1 / C1.2)
Të interesuarit e këtij niveli duhet të kenë frekuentuar më parë një kurs B2 ku të kenë asimiluar patjetër njohuritë përkatëse, pra të kenë arritur certifikatën Deutsch B2. Në nivelin C1 do të punohet edhe më tej në zgjerimin e leksikut dhe të kuptuarit e teksteve të gjata, do të avancohet drejt të shprehurit spontan dhe të rrjedhshëm dhe do të arrihet në një masë tepër të lartë korrektësie në aspektin gramatikor. Në seancën e fundit të kursit C1 do të ushtrojmë edhe një test model.

Shënim: Regjistrimet për semestrin mësimor të verës mbyllen çdoherë në prill, për semestrin e dimrit mbyllen në nëntor.

Kontakti për regjistrim


Homepage:
Gjermanisht për të gjithë
 


Contact
Back
Top