• FUTBOLLI I YJEVE “ZBRET” NË TRING SPORT, është koha për superduelet evropiane

Tirane
O087otn.jpeg


FUTBOLLI I YJEVE “ZBRET” NË TRING SPORT
Është koha për superduelet evropiane


Është koha për spektakël në Serie A, është koha për Superderbin e Italisë. Mitiku Juventus - Inter “i vë flakën” Torinos dhe fundjavës në TRING SPORT.

j1ZAhtS.jpeg


Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ndeshja e rivalitetit të përjetshëm mes dy kryeqendrave italiane, ndeshja që ndez tifozerinë e zjarrtë. Bashkë me Milan - Bologna, Fiorentina - Napoli, apo klasikun plot histori Bayern - HamburgBundesligën gjermane do të jenë në qendër të maratonës sportive të kësaj fundjave sensacionale në TRING, platformën sportive më të madhe në Shqipëri.

rUPctR7.jpeg


Ndërkohë, me javën e parë të Fazës së Ligës Champions, rikthehet futbolli i yjeve dhe mesjava ofron super duelet evropiane.

45LxezR.jpeg


E marta sjell një përballje epike, “Zonja e Vjetër” e Italisë pret në shtëpi Dortmundin gjithmonë në sulm, ndërkohë që e mërkura sjell dy supersfida në dy skena emblematike të futbollit, në “Munchen Arena” kampionët bavarezë presin befasuesit londinezë, teksa në “Anfield” Reds-at legjendarë sfidojnë Atleticon e Simeones.

4xGaV8B.jpeg


Të enjten, në të tretën mbrëmje elektrizuese Champions këtë start sezoni, në Etihad, City i Guardiolës pret Napolin e Contes, në një ndeshje që premton ritëm e intensitet. Emocione, gola, dramë, pasion që pushton botën... Kjo është arena e madhështisë absolute.

NkduE6e.jpeg


Liga e Kampionëve, kampionati italian dhe ai gjerman, 3 superligat “magnet” për të gjithë tifozët shqiptarë, për herë të parë në Shqipëri brenda një pakete sportive, janë në qendër të propozimit ekskluziv që Tring Sport ofron.

Xtg3EwM.jpeg


Një maratonë transmetimesh sportive në çdo ditë të javës dhe një paketë e përshtatshme për çdo tifoz apo familje. Sidomos nëse bëheni edhe ju protagonistë, duke përfituar nga oferta e momentit duke nisur nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore në aplikacionin Tring.
Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe Sportifikohu... Me Tring, sigurisht!

HjbwMzZ.jpeg
 
Back
Top