EZ5

  • FINANCIERE

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience

📢 Njoftim Pune: Specialist/e Finance & Magazinë​


EZ-5 Energy është në kërkim të një Specialist/eje Finance dhe Magazinë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin efikas të hyrje-daljeve të artikujve në magazinë, raportimin financiar dhe ndjekjen e proceseve kontabël ditore.


✅ Detyrat dhe Përgjegjësitë:​


  • Proceson të gjitha hyrjet dhe daljet e artikujve në magazinë në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë, sipas dokumentacionit përkatës.
  • Regjistron Fletë-Hyrjet dhe Fletë-Daljet në mënyrë kronologjike.
  • Asiston në procesin e inventarit fizik dhe siguron të gjithë informacionin e nevojshëm për drejtuesit e kompanisë.
  • Dorëzon periodikisht informacionin financiar pranë Departamentit të Financës.
  • Realizon regjistrimin e blerjeve, shitjeve, arkës, bankës dhe çdo veprimi kontabël në programin Financa 5.
  • Kryen verifikimin ditor të gjendjes fizike të arkës.
  • Përgatit raporte mujore si: fitimi neto, shpenzimet operative, analiza e kostove, etj.
  • Bashkëpunon me kuzhinierin dhe menaxherin për kontrollin e stokut të produkteve ushqimore, pijeve dhe materialeve të tjera.
  • Llogarit dhe ndjek kostot e prodhimit për çdo recetë ose produkt që shitet.
  • Lëshon dhe regjistron faturat tatimore për furnizuesit dhe klientët.
  • Ndjek listë-prezencën e punonjësve çdo ditë dhe dorëzon raportin përkatës në fund të muajit në Departamentin e Financës.

🎓 Kualifikimet e Kërkuara:​


  • Diplomë Universitare në degën Ekonomi/Financë.
  • Eksperiencë pune prej 1-2 vitesh në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri dhe përdorim i sistemit Financa 5.
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe punë në grup.

🌟 Çfarë ofrojmë:​


  • Pagesë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë tuaja.
  • Ambient dinamik pune, me staf bashkëpunues dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje, që vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin.

📩 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në:


 


Apply WhatsApp
Back
Top