• Financier/e Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Ne jemi në kërkim të një Financier/e.

Detyrat​

  • Ndjek dhe monitoron ecurinë financiare dhe administrative të projektit në mënyrë të vazhdueshme.
  • Kontrollon dhe verifikon dokumentacionin ditor të magazinës, duke përfshirë blerjet, hyrjet dhe daljet e materialeve.
  • Përgatit dhe raporton periodikisht tek menaxhimi mbi lëvizjet dhe gjendjen e magazinës.
  • Kontrollon, analizon dhe kontabilizon dokumentacionin mujor të borderove të nënkontraktorëve, si dhe përgatit situacionin mujor financiar të projektit.
  • Kontabilizon dhe rakordon çdo muaj borderotë e pagave, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre.
  • Kryen rakordimin periodik të llogarive me furnitorët e projektit dhe ndjek detyrimet përkatëse.
  • Analizon qendrat e kostos (QK), monitoron performancën financiare dhe harton raporte periodike për menaxhimin.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në financë, kontabilitet ose administrim projektesh.
  • Eksperienca në sektorin e ndërtimit ose në menaxhimin e projekteve përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të kontabilitetit financiar dhe proceseve të rakordimit.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe menaxhimi të afateve.

Shënime​

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top