• Elbasan, kerkohet Ekspert i jashtëm për hartim e një broshure me praktikat më të mira

Elbasan
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Gazetari | Komunikacion
  4. Juridik | Drejtesi
  5. Mesimdhenie | Pedagogji
  6. Shkenca | Akademi
  7. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TERMAT E REFERENCËS
Fondacioni Joscelyn kërkon 1 kandidat të kualifikuar për hartim e një broshure me praktikat më të mira.

Titulli i Pozicionit: Ekspert i jashtëm

Titulli i Projektit: Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan - Cerrik - Librazhd & Prrenjas

Periudha e kontratës: 2 muaj Shkurt - Mars 2026 (10 ditë pune)

Donatori: UNDP Albania


Përshkrimi i punës

Projekti “Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan - Cerrik - Librazhd & Prrenjas” fokusohet në krijimin e lidhjeve midis të rinjve dhe partnerëve në fushën e sipërmarrjes, punësimit dhe shërbimeve sociale. Në këtë kuadër, kërkohet një Ekspert/e i jashtëm për të hartuar një broshurë që dokumenton:

Praktikat më të mira të punësmit të ndjekura gjatë zbatimit të projektit në Elbasan, Cerrik, Librazhd dhe Prrenjas (15-20 raste të parashikuara);

Rastet e suksesit të integrimit të rinjve që kanë përfituar nga shërbimet e projektit;

Modelet e bashkëpunimit me institucionet publike dhe private.


Detyra dhe përgjegjësi

Identifikimi i Praktikave më të Mira: Analizimi i ecurisë së projektit dhe nxjerrja e modele të suksesshme, ndërhyrjeje në 5 shtyllat kryesore:

Punët Publike në Komunitet

Programi i Formimit nepermjet punes

Program i Praktikave Profesionale (Intership)

Programi i Vetepunesimit

Programet e punesimit ne subjekteve private / publike

Dokumentimi i 15–20 Rasteve të Suksesit: Realizimi i takimeve dhe intervistave me përfituesit dhe bizneset partnere për të shkruar histori narrative që pasqyrojnë ndikimin e projektit në punësimin e të rinjve.

Hartimi i Broshurës Narrative: Përgatitja e përmbajtjes së broshurës në një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse dhe profesionale, duke integruar të dhënat sasiore (statistika/numra) me ato cilësore (përshkrime dhe rrëfime).

Analiza e “Mësimeve të Nxjerra”: Formulimi i një seksioni që evidenton sfidat e hasura dhe praktikat që mund të replikohen në të ardhmen për të përmirësuar integrimin e të rinjve në tregun e punës.​

FAZAT E APLIKIMIT

Dërgimi i dokumenteve të kërkuara

Zhvillimi i intervistës

Përzgjedhja

Subjektet e interesuara duhet të dërgojnë çdo aplikim brenda datës 15 Shkurt 2026, në adresën elektronike: joscelyn.foundation@gmail.com ose fizikisht ne adresën: L. “Qemal Stafa”, Pallati 37/2; Kati 2 sipër tek NEPTUNI, Elbasan.
 

Attachments

  • Thirrje për ekspert të jashtëm.docx
    181.5 KB · Views: 3


Apply
Back
Top