Ekzekutiv Shitjesh per klientet kryesore Rreshen-Diber-Kukes
Rreshen
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Ekzekutiv Shitjesh per klientet kryesore Rreshen-Diber-Kukes
Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje aktivitetet e shitjes dhe marketingut në pikat kryesore të shitjeve,
me qëllim për të arritur objektivat e shitjeve në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
Viziton çdo market/supermarket në zonën e tij sipas programit ditor.
Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes dhe sipas standarteve të CCBS.
Sigurohet që produktet të shperndahen në kohë tek klientët.
Ekzekuton në bashkëpunim me departamentin e trade marketing dhe marketing të gjitha aktivitetet promocionale.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Përbën avantazh Diploma Universitare
Preferohet të ketë eksperiencë pune në merchandizing.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
Leje drejtimi automjeti.
Të banojë në Rreshen
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen:hr@cocacola.al, brenda datës
11.05.2024
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta