Ekonomist/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
Ekonomist
Kriteret e Kërkuara:
Përshkrim i Përgjithshëm:
Ekonomist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Ekonomist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
[*=left]Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
[*=left]Realizon përgatitjen e saktë e të gjitha faturave të shitjeve të produkteve ose shërbimeve.
[*=left]Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
[*=left]Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
[*=left]Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
Kriteret e Kërkuara:
[*=left]Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike.
[*=left]Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune si Ekonomiste.
[*=left]Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare.
[*=left]Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
[*=left]Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 10.03.2021 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply