Durres, vende vakante Specialist Pagesash
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Specialisti Pagesash, i cili do të jetë përgjegjës për përpunimin e saktë dhe në kohë të pagesave, menaxhimin e dokumentacionit përkatës dhe garantimin e përputhshmërisë me të gjitha rregulloret financiare dhe ligjore në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 03/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Specialist Pagesash” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.
Kandidati duhet të banojë në Durrës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon ciklin e plotë të llogarive të pagueshme, duke përfshirë regjistrimin e faturave të blerjes në sistemin financiar Odoo.
- Kryen përpunimin e pagesave në përputhje me politikat e kompanisë dhe ndjek afatet për pagesën e furnitorëve.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave dhe përputhjen me porositë e blerjes dhe dokumentet e pranimit.
- Mban komunikimin me furnitorët për adresimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sqarimin e paqartësive, ndjekjen e faturave në pritje dhe koordinimin e afateve të pagesës.
- Negocion kushtet e pagesës kur është e nevojshme.
- Përgatit raporte mujore për detyrimet dhe pagesat e kryera, dhe i raporton ato tek eprori direkt.
- Arkivon dhe ruan dokumentacionin për qëllime reference dhe auditimi.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori sipas nevojave të kompanisë.
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë paraprake në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe të ndryshme.
- Integritet i lartë dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave financiare.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese financiare.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 03/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Specialist Pagesash” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.
Kandidati duhet të banojë në Durrës.
Apply