Durres, ofroj vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Shoqëria “Rametal” Sh.p.k. me NIPT L41517502C, me seli në adresën Autostrada Durrës-Tiranë,
Km 5, Vrrinë, Mbikalimi i Fllakës, Durrës, Shqipëri, kërkon të punësojë:
Specialiste e Burimeve Njerëzore
-Personat e interesuar duhet te kene mjetin e tyre, karburanti rimbursohet nga kompania.
Cel. : 0694094948
Km 5, Vrrinë, Mbikalimi i Fllakës, Durrës, Shqipëri, kërkon të punësojë:
Specialiste e Burimeve Njerëzore
Detyrat
- Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë
- Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
- Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
- Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale; Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);
- Plotesimi me të dhënat përkatëse i kontratave të punës për punonjësit e kompanisë;
- Përgjegjës për procedurat e njoftimit të pushimit dhe largimit nga puna;
- Përgjegjës për krijimin e një ambienti të qetë dhe motivues në punë;
- Përgjegjëse për plotesimin e dokumentacionit për (marrëdhëniet / inspektimet e zyrës së punës, dosjet e punonjësve, njoftime, etj);
- Përgatitja e dosjeve per inspektimet në zyre dhe terren;
- Krijon dhe zbaton politikat dhe rregulloret e burimeve njerëzore (Kodi i Etikës, Moduli i Punonjesve, Përshkrimet e Punës, Deklaratat e Konfidencialitetit) etj
- Asistencë ne procesin e rekrutimit te punonjësve të rinj;
- Publikimi i vendeve vakante në të gjitha rrjetet sociale të punësimit;
- Dizenjimi i njoftimeve të vendeve vakante të punës dhe publikimi i tyre në rrjete sociale;
- Mirembajtjta e dosjeve fizike të të gjithë personelit
- Bën të mundur pajisjen e stafit me kartelë mjekësore të re ose të rinovuar duke ja raportuar mjekes së kompanisë;
- Plotësimi i përditshëm i listëprezencave dhe ben pagat e punetoreve;
- Asistencë ne dokumentacionin e rekrutimit, për shtetasit e huaj;
- Cdo kërkesë tjetër sipas nevojës së departamentit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese.
Shënime
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në në adresën e e-mail: enkeleda@rametal.al , me subjekt "Aplikim pune-Specialiste e Burimeve Njerëzore"-Personat e interesuar duhet te kene mjetin e tyre, karburanti rimbursohet nga kompania.
Cel. : 0694094948
Apply WhatsApp