• Durres, ofroj vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoqëria “Rametal” Sh.p.k. me NIPT L41517502C, me seli në adresën Autostrada Durrës-Tiranë,
Km 5, Vrrinë, Mbikalimi i Fllakës, Durrës, Shqipëri, kërkon të punësojë:

Specialiste e Burimeve Njerëzore

Detyrat​

  • Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë
  • Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
  • Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
  • Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale; Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);
  • Plotesimi me të dhënat përkatëse i kontratave të punës për punonjësit e kompanisë;
  • Përgjegjës për procedurat e njoftimit të pushimit dhe largimit nga puna;
  • Përgjegjës për krijimin e një ambienti të qetë dhe motivues në punë;
  • Përgjegjëse për plotesimin e dokumentacionit për (marrëdhëniet / inspektimet e zyrës së punës, dosjet e punonjësve, njoftime, etj);
  • Përgatitja e dosjeve per inspektimet në zyre dhe terren;
  • Krijon dhe zbaton politikat dhe rregulloret e burimeve njerëzore (Kodi i Etikës, Moduli i Punonjesve, Përshkrimet e Punës, Deklaratat e Konfidencialitetit) etj
  • Asistencë ne procesin e rekrutimit te punonjësve të rinj;
  • Publikimi i vendeve vakante në të gjitha rrjetet sociale të punësimit;
  • Dizenjimi i njoftimeve të vendeve vakante të punës dhe publikimi i tyre në rrjete sociale;
  • Mirembajtjta e dosjeve fizike të të gjithë personelit
  • Bën të mundur pajisjen e stafit me kartelë mjekësore të re ose të rinovuar duke ja raportuar mjekes së kompanisë;
  • Plotësimi i përditshëm i listëprezencave dhe ben pagat e punetoreve;
  • Asistencë ne dokumentacionin e rekrutimit, për shtetasit e huaj;
  • Cdo kërkesë tjetër sipas nevojës së departamentit.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar studimet e larta.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese.

Shënime​

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në në adresën e e-mail: enkeleda@rametal.al , me subjekt "Aplikim pune-Specialiste e Burimeve Njerëzore"
-Personat e interesuar duhet te kene mjetin e tyre, karburanti rimbursohet nga kompania.

Cel. : 0694094948
 


Apply WhatsApp
Back
Top