• Durres, ofroj vend pune Parashites

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqeria "Dukat Water" shpk, pjesë e grupit "Lufra FOODS", e cila me fabrikën e saj të prodhimit në Dukat te rrethit të Vlorës është prezente në të gjithë Shqipërinë me gjithë linjën e produkteve të Ujit Dukat. Gjithashtu shoqëria jonë kryen distribucionin ekskluziv të produkteve ndërkombëtarisht të njohura si: birra "Estrella Damm", vera "Maison Mirabeau", gin "Knut Hansen", tequila "Komos", lëngjet e frutave "Jaffa Champion" e shumë marka të tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Durresit , kërkojmë të punësojmë: Parashitës.

Detyrat kryesore te kandidatit:

  • Viziton rregullisht numrin e klientëve sipas "route planit" te caktuar nga ana e manaxherit perkates;
  • Përgjegjës për ndjekjen e procedurës së porosive, në përputhje me të gjitha udhëzimet e tregtimit të produktit;
  • Prezantimin e produkteve te shoqerise ne te gjithe klientet dhe shtimin e kodeve te reja;
  • Evidentimi i klienteve potencialë për të filluar bashkepunimin duke hartuar kontratat perkatese per produktet e shoqerise "Dukat Water" Shpk;
  • Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e materialeve promocionale "DUKAT" (frigorifere/ aparate uji) dhe raporton tek menaxheri perkates.
Kualifikimet e kandidatit:
  • Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B;
  • Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje;
  • Vendbanim ne qytetet si: Kavajë, Durres dhe zonat perreth;
  • Aftësi shume te mira komunikuese.
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni nje aplikim nëpërmjet e-mailit: hr@ujidukat.al ose ne nr e cel: 0697073674.
 


Apply WhatsApp
Back
Top