Durres, ofroj vend pune Menaxhim, Shitje
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
WELL Sh.p.k., shpall të lirë pozicionin e punës: Zëvendës Menaxher Dyqani për qytetin e Durrësit
Zëvendës Menaxheri asiston dhe ndihmon Menaxherin e njësisë së shitjes për mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetit dhe personelit në kushtet e mungesës së Menaxherit në njësinë e shitjes. Ai gjithashtu asiston dhe ndihmon në kontrollin e zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e Shitjes.
AFTËSI:
KRITERET:
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Aplikimet mbyllen më 30 Korrik '20
Zëvendës Menaxheri asiston dhe ndihmon Menaxherin e njësisë së shitjes për mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetit dhe personelit në kushtet e mungesës së Menaxherit në njësinë e shitjes. Ai gjithashtu asiston dhe ndihmon në kontrollin e zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e Shitjes.
- Zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Menaxheri i njësisë së shitjes dhe mbarvajtjen e aktivitetit në mungesë të Menaxherit.
- Ndjek dhe komunikon detyrat e veçanta të stafit në njësinë e vet të shërbimit në mungesë të menaxherit.
- Ёshtë përgjegjës për mbarvajtjen e aktivitetit gjatë turnit të tij.
- Kontrollon, ndihmon dhe orienton punonjësit në detyrat e tyre të përditshme.
- Trajton problematikat që ndodhin gjatë aktivitetit në njësinë e shitjes, në prezencë të tij.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e procedurave për mbylljen e arkës dhe sigurimit të parave dhe për mbylljen e marketit (në turnin e pasdites duke u siguruar per gatishmërinë teknike të sistemeve dhe paisjeve).
- Sigurohet që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
- Evidenton mungesat për mallra dhe kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe informon Menaxherin e shitjes.
- Kontrollon dhe siguron pozicionimin korrekt të mallrave në rafte/vitrina/ etj.
- Kontrollon çmimet e mallrave në vendet e ekspozimit që ato të jenë të afishuara dhe të sakta.
- Komunikon dhe kontribuon në zgjidhjen e ankesave dhe mosmarrëveshjeve të klientëve.
- Organizon oraret e punës së stafit.
- Komunikon me furnitorët në mungesë të menaxherit.
- Njeh detyrat e Menaxherit dhe i kryen ato nëse lind nevoja, në mungesë të tij.
AFTËSI:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe mirësjellje me klientët, kolegët dhe vartësit.
- Aftësi shumë të mira matematikore e analitike.
- Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh.
- I aftë të punojë, bashkëpunojë dhe bashkrendojë mirë punën në grup.
- Aftësi në të shkruarin dhe prezantimin e raporteve.
- Korrekt dhe i përpiktë në zbatimin e afateve dhe orareve.
- Fleksibël me kohën e punës.
KRITERET:
- Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
- Të këtë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në këtë pozicion ose të ngjashëm;
- Të jetë e organizuar, fleksibel;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe FINANCA 5;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën
well.rekrutime@alkosgroup.al Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Aplikimet mbyllen më
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp