• Durres, ofroj vend pune MENAXHER RAJONAL-RRETHI DURRES

International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 20 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Financial Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. International Commercial Bank ofron mundësi të barabarta punësimi. Aktualisht, Banka ka një pozicion të lirë pune për 'Menaxher Rajonal' në rrethin e Durrësit. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Menaxher Rajonal
Raporton te: Drejtori i Shitjeve/ Biznes i Vogël

Qëllimi i pozicionit: Të marketojë dhe të shesë produktet e bankës kryesisht kreditë ndaj Biznesit të Vogël si dhe të zhvillojë dhe mirëmbajë portofolin e klientëve. Të menaxhojë dhe mbikqyrë stafin .


Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.kryesisht në terren
2. Forcon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron që vlera e tyre të rritet
3. Ndërton dhe zhvillon një portofol klientësh me produkt kryesor kredi për Biznesin e Vogël dhe siguron shërbim të shkëlqyer
4. Mbledh dokumentat përkatës të kredi-kërkuesve si dhe kryen vizita pranë ambienteve të klientëve
5. Kryen analizën financiare të biznesit dhe vlerëson aftësinë paguese të tij
6. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve
7. Menaxhon dhe drejton skuadrën drejt arritjes së objektivave
8. Menaxhon ankesat e klientëve dhe siguron një shërbim të shkëlqyer

Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar
-Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në sektorin bankar , ( Shitje , Analizë kredie, Shërbim klienti)
-Eksperienca e provuar Menaxheriale është një plus
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë një anëtar grupi aktiv
-Të ketë aftësi shumë të mira negociuse, shitëse dhe të jetë proaktiv​
-Të ketë aftësi të mira drejtuese

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 29 Janar 2017 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose

Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale
 


Apply
Back
Top