• Durres, ofroj vend pune Durrës-Shërbim Klienti

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“JURREI” shpk, pjesë e grupit Kadiu e specializuar në rrjetin e supermarketeve, përfshin në tërësinë e vet si biznes, Qendrën Tregtare të Biznesit “GALAKTIK SHOPPING CENTRE” dhe supermarketet Conad në qytetin e Durrësit. Pjesë e “JURREI” shpk janë dhe rrjeti i supermarketeve të para Bio të certifikuara në Shqipëri, BioJu, me vendodhje në Tiranë.

Aktualisht kompania jonë për qytetin e Durrësit, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Shërbim Klienti.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Ёshtë përgjegjës për regjistrimin e faturave në sistem, evidenton hyrjet, daljet, hedhjet dhe demtimet dhe raporton per problematikat qe lidhen me to dhe porosite e dhena.
  • Me aprovimin apo ne dijeni te menaxherit ben uljet per produktet qe jane ne skadence te afert.
  • Ben porosi tek furnitoret per mallrat qe mungojne ne market ne dijeni te menaxherit.
  • Ben çeljen e kodeve te reja qe vijne nga furnitoret.
  • Organizon largimin e skadencave sipas proçedures se percaktuar nga kompania.
  • Bën kuadrimin e faturave të shitjes me skontrino dhe kalimet në kasë për diferencat, çdo ditë. Ben kontrolle te rastesisshme te gjendjeve te arkes dhe monitoron aeketaret ne market.
  • Organizon dergimin e porosive te klientit ne shtepi
  • Eshte pike kontakti per klientin per menaxhimin e sugjerimeve, ankesave dhe kerkesave.
  • Ndihmon ne trajnimin e stafit te ri ne pune.
  • Zevendeson Kasen ne mungese te stafit apo mbingarkese.
  • Prenoton dhuratat per klientin.
  • Hap kartat e klienteve.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë mbaruar arsimin e larte (Fakulteti Ekonomik)
  • Të dijë dhe të kete punuar me programin Financ 5.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune
  • Mosha nga 25 deri në 40 vjeç
  • Të jetë banues/e në Durrës

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top