• Durres, ofrohet vend pune Sistemues ne market

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
“JURREI” shpk, pjesë e grupit Kadiu e specializuar në rrjetin e supermarketeve, përfshin në tërësinë e vet si biznes, Qendrën Tregtare të Biznesit “GALAKTIK SHOPPING CENTRE” dhe supermarketet Conad në qytetin e Durrësit. Pjesë e “JURREI” shpk janë dhe rrjeti i supermarketeve të para Bio të certifikuara në Shqipëri, BioJu, me vendodhje në Tiranë.
Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Sistemuesit/es në market.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo frigoriferë;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri apo financieri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Mban pastër marketin, frigoriferët dhe raftet;
  • Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kane nevoje;
  • Mban shënim kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ve ne dijeni menaxherin per to;
  • Ndihmon ne ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve;
  • Njeh produktet dhe i promovon ato tek klienti;
  • Detyra të tjera të caktuara nga eprori përkatës.


Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
  • Mosha nga 25 deri në 40 vjeç


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 25.04.2022.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Apply
Back
Top