• Durres, ofrohet vend pune Shofer Kamioncine

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Eksperienca
vetem me eksperience
Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin në Spitallë , Durrës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Shofer Kamioncine.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Transporti i mallrave dhe materialeve sipas itinerareve dhe orareve të përcaktuara
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme
  • Mirëmbajtja e mjetit dhe raportimi i çdo defekti ose problemi teknik
  • Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të sigurisë
  • Bashkëpunimi me ekipin e logjistikës dhe magazinës për koordinimin e dërgesave
  • Raportimi i çdo mospërputhjeje ose problemi te përgjegjësi direkt
Kualifikimet:
  • Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm
  • Njohuri të mira të rrugëve dhe zonave kryesore të shërbimit
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe të pavarur
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë në punë
Ne ofrojmë:
  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në WhatsApp në numrin +355 67 60 40 255.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top