Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi
- Durres
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit.
Roli dhe Përgjegjësitë:
Shenime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Planifikon, ekzekuton dhe finalizon zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë së tij;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë
- Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
- Mbikqyr, siguron, raporton dhe mban përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Trajnime apo certifikime të ndryshme përbejnë avantazh;
- Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
- Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

Apply WhatsApp