• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik per mjetet e renda

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Mekanik për mjetet e rënda ne Kantierin e ri ne Durres.

Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Inxhinieri mekanik do te jetë pergjegjes per montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtjen dhe riparimin të makinerive, komponentëve e tyre, pajisjeve mekanike;
  • Pergjegjes per makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
  • Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
  • Monitoron aspekte teknike per, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
  • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
  • Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
  • Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
  • Mban dokumentacionin e mjeteve;
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike;
  • Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Autocad;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftesi te mira komunikuese dhe organizuese;
Kriter i domosdoshem: Të ketë njohuri të mira të gjuhës Turke, ne te shkruar dhe te folur.

Ofrohet page shume e mire.

Shenime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917


*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top