• Durres, ofrohet vend pune Financier, Dega Durrës

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
  4. Menaxhim Biznesi
  5. Menaxhim strategjik | Drejtues
  6. Sherbim Klienti
  7. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Financier, Dega Durrës

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL INSURANCE GROUP”. Kryen rregjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem. Mban regjistrat e produkteve dhe kryen rakordimet me agjentët në sigurime të degës. Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve. Përgatit raporte dhe analiza të klienteve dhe agjentëve në sigurime. Realizon arkëtimin e detyrimeve/prime. Rakordon periodikisht me Departamentin e Financës në Drejtorinë e Pergjithshme. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme arkëtimin e primeve dhe të kësteve.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik.
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Njohuri shumë të mira të programeve të specializuara në këtë fushë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
Të interesuarit, brenda datës 30.09.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top