• Durres, ofrohet vend pune Ekonomiste

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Ofrohet vend pune Ekonomiste te Hidrosanitare Dida, Durres.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në sistemin financiar të kompanisë.
  • Lëshimi i faturave tatimore dhe ndjekja e dokumentacionit përkatës.
  • Kontrolli dhe sistemimi i dokumentacionit financiar dhe fiskal sipas legjislacionit në fuqi.
  • Koordinimi me agjentët doganorë dhe transportuesit për procedurat e importit.
  • Kontrolli i pagesave ndaj furnitorëve dhe rakordimi i llogarive.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi blerjet, importet dhe detyrimet financiare.
  • Bashkëpunimi me departamentin e financës, logjistikës dhe shitjeve për mbarëvajtjen e proceseve operative.
  • Arkivimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar dhe doganor.
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative dhe financiare sipas nevojave të kompanisë.

Kualifikimet e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

Përfitimet:
  • Pagë konkurruese dhe bonuse mbi performancën e punes.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe motivues.
  • Transporti i siguruar nga punedhenesi
Aplikoni duke derguar CV ne info@dida.al

Cel. : +355 69 206 5626
 


Apply WhatsApp
Back
Top