Durres, ofrohet vend pune Asistent Store Manager Jumbo Durres
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Kid Zone shpk Kidzone, një kompani e njohur në shitje me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me më shumë se 30,000 produkte, duke e bërë atë një markë të njohur që përmbush nevojat e të gjitha grupeve demografikë. Me 24 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO është e njohur për produkte me cilësi evropiane, gamë të gjerë artikujsh dhe çmime konkurruese.Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Grupi BALFIN po rritet me qëndrueshmëri dhe ka një ndikim pozitiv në komunitetet përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni i punës: Asistent Menaxher Dyqani
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Durrës
PËRSHKRIMI I POZICIONIT:
Asistenti Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë. Fokus kryesor I menaxherit të dyqanit është përmirësimi I performancës tregtare të dyqanit.
Detyrat
- Kontrollon pastertine e dyqanit vazhdimisht gjate dites dhe merr masa qe dyqani te kete nje paraqitje te mire persa i perket pastertise dhe higjenes.
- Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit.
- Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in te jumbos ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes.
- Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta.
- Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuara ne standartet e Jumbo.
- Kontrollon veprimet monetare te arkes se dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute.
- Kontrollon veprimet monetare te kasave te dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute.
- Kontrollon shpenzimet mujore te marketit dhe sigurohet qe ato te jene nen buxhet.
- Kontrollon transaksionet ne arka per shpejtesine, saktesine dhe cilesine te sherbimit.
- Ai/Ajo eshte pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mungese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.
- Raporton te eprori ne menyre periodike dhe kur i kerkohet.
- Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.
- Merr rol aktiv ne procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional ne bashkepunim me departamentin e Burimeve njerezore.
- Mban pergjegjesi per stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese per rezultate te kenaqshme.
Kualifikimet
- Arsim i larte.
- Te pakten dy vite pervoje pune ne menaxhim (Retail perben avantazh).
- Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera.
- Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar.
- Menaxhim Stresi.
- Aftesi organizative dhe drejtuese.
- Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit.
- Aftesi monitoruese dhe motivuese.
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates.
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup.
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit.
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe.
- Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.Shënime
Menyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@jumbo.al ose ne nr kontakti si meposhte:
+355 68 200 9964
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
Apply WhatsApp