• Durres, ofrohet vend pune Asistent Financiar

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coepto sh.p.k është një kompani me aktivitet kryesor përpunimin e letrës, prodhimin dhe realizimin e materialeve të paketimit, materialeve promocionale, etj. Aktualisht po kërkon të zgjerojë ekipin financiar me një Asistent Financiar, për të mbështetur operacionet e përditshme kontabël dhe financiare.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Regjistrimi ditor i faturave, shpenzimeve dhe pagesave në sistemin financiar.
  • Verifikimi dhe procesimi i aplikimeve për pagesa nga departamente të ndryshme.
  • Pajtimi i llogarive bankare dhe monitorimi i arkëtimeve dhe detyrimeve.
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar (elektronikisht dhe & fizikisht).
  • Mbështetje në mbylljet mujore dhe vjetore të bilanceve financiare.
  • Koordinimi me departamentet e tjera për mbledhjen e të dhënave financiare.
  • Përgatitja e dokumentacionit për auditime dhe kontrolle të brendshme.
  • Raportim i të dhënave për inventarë, importe dhe shpenzime.
  • Përmbushja e detyrave të tjera financiare të caktuara nga Menaxheri i Financës apo drejtuesit e departamentit.

Kualifikimet
  • Diplomë Bachelor/Master në Financë, Kontabilitet ose në fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë të mëparshme pune në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri në përdorimin e programit Financa 5.
  • Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Nëse mendoni se plotësoni kriteret dhe jeni kandidati i duhur, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni CV tuaj në adresën e e-mailit eridona.jaho@coepto.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen për intervistim.

Ju mirëpresim!

coepto sh.p.k
Rruga SH49, Fllakë, Xhafzotaj, Shijak, Durrës,
Ëeb: http://coepto.com
 


Apply
Back
Top