Drejtor i Departamentit të Organizimit, Divizioni i Operacioneve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë t’i përmirësojmë ato.
Union Bank numëron rreth 450 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.
Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për të drejtuar skuadrën tonë të Departamentit të Organizimit në pozicionin:
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Drejtori i Departamentit të Organizimit është përgjegjës dhe sigurohet që të gjitha aktivitetet e Departamentit të Organizimit të kryhen në mënyrë të saktë dhe në kohë, duke kontribuar në funksionimin efikas të Bankës.
Përgjegjësitë kryesore te punës:
Profili individual dhe Kualifikime:
Aftësi të tjera të nevojshme:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 2 Maj 2023;
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].

Drejtor i Departamentit të Organizimit
Divizioni i Operacioneve
Divizioni i Operacioneve
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Drejtori i Departamentit të Organizimit është përgjegjës dhe sigurohet që të gjitha aktivitetet e Departamentit të Organizimit të kryhen në mënyrë të saktë dhe në kohë, duke kontribuar në funksionimin efikas të Bankës.
Përgjegjësitë kryesore te punës:
- Siguron funksionimin normal të Departamentit të tij/saj, duke kontribuar në maksimizimin e efektivitetit në Departamentin e Organizimit;
- Formulon, propozon dhe pas miratimit monitoron zbatimin e planeve të veprimit të fushës së tij/saj të përgjegjësisë, duke kontribuar në përmirësimin e efiçencës dhe produktivitetit të Bankës;
- Nxit një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm, duke zhvilluar dhe udhëhequr një ekip profesionistësh, për të arritur përsosmërinë operacionale;
- Monitoron dhe ndjek vendimet e marra nga Drejtimi Ekzekutiv, duke siguruar përputhjen e akteve të brendshme me rregullatorët, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Bankës;
- Analizon, propozon, zhvillon dhe zbaton iniciativa të optimizimit të proceseve, për të rritur efikasitetin dhe për të reduktuar kostot operacionale;
- Analizon dhe propozon ndryshime që nxisin adoptimin e teknologjisë në proceset e Bankës. Ndërton dhe ruan marrëdhënie me partnerë dhe shitës të jashtëm, për të siguruar përmbushjen e niveleve të shërbimit dhe optimizimin e kostove;
- Udhëheq, koordinon menaxhmin e projekteve, duke u siguruar se departamenti dhe njësia përkatëse ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjitha projektet, brenda ciklit të tyre, duke siguruar që ato realizohen në kohë, brenda buxhetit dhe fushëveprimit;
- Merr rol proaktiv në përhapjen e metodologjisë së menaxhimit të projekteve në të gjitha strukturat e përfshira në projektet e Bankës nëpërmjet të mësuarit aktiv dhe transferimit të njohurive, si edhe duke indikuar nevojën për trajnime në menyrë që të rritet gjithnjë e më shumë eficenca e menaxhimit të projekteve dhe rezultati i tyre;
- Merr pjesë në krijimin e praktikave te reja dhe modifikimin e praktikave teknologjike ekzistuese në Bankë;
- Koordinon vlerësimin dhe rishikimin e rregulloreve dhe dokumentacionit të brendshëm, që i referohet proceseve të punës/aktiviteteve të biznesit të Bankës, duke zhvilluar, standartizuar dhe/ose rishikuar politikat, procedurat, udhëzimet etj; si edhe duke siguruar që konsistenca dhe praktikat më të mira të ndiqen në të gjithë organizatën;
- Siguron mbarëvajtjen e testimeve të versioneve të core banking software dhe sistemeve të tjera në përdorim, duke menaxhuar marrëdhënien me Departamentin e IT, për të ndjekur kërkesat për ndryshimet, testimet dhe verifikimet e tyre para kalimit në live;
- Siguron ofrimin e udhëzimeve të nevojshme për Rrjetin e Degëve, nëpërmjet të cilave ndihmon në përmirësimin e aktiviteteve të tyre të përditshme;
- Identifikon dhe propozon programe trajnimi, për të siguruar që stafi të ketë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ekzekutuar në mënyrë efektive proceset operacionale;
- Siguron zbatimin e rekomandimeve të auditimit, për të gjitha çështjet nën përgjegjësinë e tij/saj.
Profili individual dhe Kualifikime:
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim Operacionesh, ose një fushë të ngjashme. Një diplomë master është avantazh;
- Certifikime në Menaxhimin e Projekteve; Kuptueshmëri te fortë të metodologjive të menaxhimit të projektit, duke përfshirë Agile dhe Waterfall;
- Të paktën 5 vjet përvojë në një rol të ngjashëm, me një histori të dëshmuar suksesi në fushat e optimizimit të proceseve, menaxhimit te projekteve dhe organizimit.
- Njohuri të forta të operacioneve bankare, te kerkesave rregullatore dhe të përputhmërisë në industrinë bankare si edhe të teknologjive të reja në shërbim të optimizimit, eficensës dhe përsosmërisë operacionale në të gjitha nivelet, degë dhe drejtori.
- Përvoja me metodologjitë e përmirësimit të procesit, si Lean Six Sigma është një plus;
- Njohuri dhe aftësi në mjetet e analizës së të dhënave;
- Përvojë me proceset dhe mjetet e menaxhimit të ndryshimit;
- Microsoft Office dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri të mira të IT Tools (menaxhimi i PM si Jira është një plus).
Aftësi të tjera të nevojshme:
- Aftësi të forta drejtuese, me aftësi për të motivuar dhe frymëzuar një ekip për të arritur përsosmëri operacionale;
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të ekipit/ekipeve, aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbale dhe të shkruara, aftësi për të përcjellë informacione komplekse tek një shumëllojshmëri audiencash;
- Aftësi të forta ndërpersonale, aftësi për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të ndikuar tek palët e interesuara në të gjitha nivelet;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve, aftësi për të identifikuar çështjet, për të analizuar të dhënat dhe për të zhvilluar zgjidhje efektive në mënyrë proaktive;
- Aftësi për të punuar dhe për të dhënë rezultate në një mjedis që operon në ndryshim te vazhdueshëm, me ritme të shpejta.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 2 Maj 2023;
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp