• Dhermi - Palase, ofrohet vend pune Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe ne fushen e zhvillimit te projekteve te ndertimit me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit

Përmbledhje e Pozicionit:

Mbikëqyrja e punimeve kryhet për çdo projekt dhe synon të sigurojë kontroll të plotë mbi të gjithë procesin e zbatimit, në përputhje me kontratën e bashkë-investimit, dokumentacionin e projektit, kushtet teknike të projektimit dhe zbatimit, si dhe qëllimin përfundimtar të objektit.Përveç mbikëqyrjes së ekzekutimit të punimeve, Mbikëqyrësi ndjek gjithashtu afatet e ndërtimit. Kryhen inspektime periodike, veçanërisht gjatë fazave kyçe të projektit, në referencë me kontratën e bashkë-investimit.

Detyrat Kryesore:
  • Ndjek procesin e dorëzimit të objektit të ndërtimit te zhvilluesi;
  • Ka njohuri të detajuara mbi kontratën e ndërtimit dhe të gjitha aktet administrative të lidhura, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që mund të ndodhë me kalimin e kohës;
  • Siguron që punimet të kryhen në përputhje me projektin e miratuar nga Leja e Ndërtimit dhe brenda afateve të përcaktuara në kontratë;
  • Verifikon që materialet e përdorura në kantier janë në përputhje me projektin e miratuar;
  • Kërkon testimin e materialeve të ndërtimit nëse testet nuk janë kryer mjaftueshëm, bazuar në vëllimet e ekzekutuara dhe materialet e furnizuara, për të garantuar cilësinë;
  • Në rast të konstatimit të parregullsive në zbatim, njofton menjëherë Drejtorin e Njësisë së Mbikëqyrjes dhe përgatit një raport që evidenton devijimet nga projekti i miratuar;
  • Monitoron zbatimin e afateve të detajuara të ndërtimit dhe raporton progresin te Drejtori i Njësisë;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse është i realizueshëm dhe me leverdi;
  • Ofron konsulencë teknike mbi aspekte të veçanta të menaxhimit të projektit që tejkalojnë ekspertizën e Menaxherit të Projektit;
  • Raporton periodikisht te Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes.
Arsimi: Diplomë Master në Arkitekturë

Kërkesat:
  • Të paktën 10 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve ndërtimore;
  • Eksperienca në mbikëqyrje punimesh konsiderohet avantazh;
  • Aftësi për të propozuar zgjidhje dhe marrë vendime;
  • Mendim kritik mbi detajet e projektimit, si në aspektin funksional ashtu edhe estetik;
  • Aftësi për të koordinuar punën ndërmjet projekteve përkatëse;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi të forta menaxheriale, koordinuese dhe organizative;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri të thelluara të legjislacionit në fushën e ndërtimit;
  • Njohuri të programeve kompjuterike si MS Office, AutoCAD dhe Microsoft Project

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top